Zgjidhni Një Gur Dhe Zbuloni Se Për Çfarë Keni Nevojë Më Shumë Në Jetë

Zgjidhni një gur, cilindo… Zgjidhni atë që ju kap syri me shikim të pare dhe lexoni mesazhin që kemi për ju!
# 1 – Opalite
Ky gur i bukur, i tejdukshëm dhe i ndritshëm blu quhet opaliti. Është një gur delikat, që besohet të sjellë paqe për të gjithë. Ndoshta ju keni qenë pak të ngarkuar kohët e fundit dhe ajo për të cilën keni më shumë nevojë është qetësia shpirtërore. Mos jini të ngurtë dhe të sertë ! Ndoshta edhe ju duhet të zbuteni pak !
# 2 – Malakit
Nëse ju keni zgjedhur malakitin duket se keni nevojë për mbrojtje, për mbështetje. Ky gur përthith energjinë negative që ju rrethon dhe çliron energji pozitive. Guri gjithashtu nënkupton ndryshime të rëndësishme në horizontin e atij që e ka zgjedhur! Kryesisht ndryshime në rrafshin e jetës dashurore.
# 3 – Guri i Diellit
E ardhmja është e ndritshme për ju, ndaj mos u mposhtni nga vështirësitë që ju dalin para, sepse me forcën e duhur do ia dilni mbanë ! Duhet t’ju kujtojmë të shijoni gjërat e vogla në jetë, qoftë edhe sikur kjo e fundit të jetë një ditë me diell ! Dilni, shijoni rrezet dhe besoni se gjithçka ka një zgjidhje.
# 4 Guri i xhamit të mahagonit besohet të largojë çdo gjë toksike nga jeta juaj dhe t’ju sigurojë qetësinë që ju mungon! Nëse keni zgjedhur këtë gur, kjo mund të nënkuptojë që nënndërgjegjja juaj po përpiqet t’ju bëjë ta harroni zakonet e vjetra dhe të jetoni një jetë të re për veten tuaj.
# 5 – Hoëlite
Nëse e keni zgjedhur këtë gur, duhet të mbani sytë hapur për të kapur “ në ajër” mesazhet që ju vijnë në çfarëdo lloj forme. Sigurohuni të mbani një ditar e të shënoni gjithçka ju ndodh përreth për të mos humbur asnjë shenjë
# 6 – Guri dalmat Jasper
Nëse keni zgjedhur gurin e fundit kjo nënkupton që jeni një person i dashuruar në kërkim të aventurave dhe miqve të rinj. Ky gur thuhet gjithashtu se ndihmon në prishjen e pengesave që njerëzit mund të mendojnë se janë të mira për ta, por në të vërtetë i ndalojnë ata të zbulojnë lirinë dhe aventurën.Burimi: David Wolfe

close