Vetëm disa minuta pas lindjes, binjaket filmohen duke u kapur përdore
Nuk ka asnjë dyshim që binjakët kanë një lidhje të veçantë mes tyre që të tjerët nuk mund ta kuptojnë.
Ndonjë herë thuhet madje që ata flasin gjuhën e tyre’, atë që e kuptojnë vetëm ata dhe mund të komunikojnë edhe pa thënë asnjë fjalë.
Lidhja e tyre nis që në barkun e nënës, aty ku kalojnë 9 muaj bashkë.
Celi, një nënë e cila merret me fitnes ka sjellë në jetë dy vajzat e saj binjake përpara një viti, por videoja që ajo ka filmuar në momentet e para është bërë vetëm së fundmi virale në rrjet.
Në pamjet e postuara, duken dy vajzat e saj të vendosura në gjoksin e nënës. Në një moment, njëra prej tyre zgjat dorën dhe kap motrën që e kishte në krahun tjetër.
Ishin minutat e para që ato kalonin jashtë mitrës dhe nuk hezituan që të ‘lidheshin’ sërish me njëra-tjetrën.
Burimi:moms|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania