Vajzat Binjake Lindin Me 97 Ditë Diferencë Nga Njëra-Tjetra, Mjekët Gjermanë «Nuk Kishte Ndodhur Kurrë, Është Mrekulli»

Një rast i rrallë lindjej ka ndodhur në ”Holweide Hospital” Cologne, Gjermani, me dy vajza binjake që kanë lindur me një diferencë prej 97 ditësh nga njëra-tjetra. Oxana, nëna e vogëlusheve, solli në jetë Liana-n, më 17 nëntor të vitit të kaluar, në javën e 26-të të shtatzënisë. Më pas, asaj i duhej të priste edhe ca për të takuar vajzën tjetër, Leonie, e cila erdhi në jetë më 22 shkurt dhe peshonte plot 3.7 kg.

Megjithëse është një rast i rrallë dhe i padëgjuar më herët, e vërteta që vërejtën mjekët ishte se pas lindjes së vajzës së parë, kontraktimet e Oxana-s u ndalën, kështu që ata vendosën që vajza e dytë të qëndronte edhe disa kohë në mitër.Pasi bënë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, mjekët vendosën që nëna duhet të vazhdonte normalisht me shtatzëninë “e dytë”.

Një zëdhënës i spitalit tha për mediat: “Pas lindjes së binjakes së parë, qafa e mitrës u mbyll përsëri dhe motra e palindur mund të jetonte aty normalisht”. Liana e vogël kaloi shumë javë në spital derisa fitoi peshën optimale për të qëndruar në shtëpi. Sot, të dyja vajzat peshojnë plot 5.7 kg dhe janë të shëndetshme.

close