Pamje që të thyejnë zemrën, mjekët i mbajnë dorën gruas që ajo të mos ndihet vetëm në çastet e fundit të jetës

Një video tepër prekëse tregon momentin kur personeli mjekësor mban dorën e një gruaje që është në çastet e fundit të jetës, në mënyrë që ajo të mos ndihet vetëm.

Skena prekëse u transmentua në televizionin britanik “Channel 5″.

Gruaja në fjalë, e cila kishte ardhur e vetme në spital, pasi nuk kishte asnjë familjarë me të, kishte kaluar një atak kardiak, ndërsa mjekët e Spitalit të Barnsley-t u përpoqën që ta rikthenin në jetë, por fatkeqësisht pa rezultat.

Dr Kay dhe infermierja Hannah Ryan vendosën të qëndronin me të në sekondat e fundit të jetës së saj, duke i mbajtur dorën derisa gruaja dha shpirt.

Duke rrëfyer për momentin prekës, infermierja Ryan u shpreh:

Si infermierë,ne jemi këtu për të dhënë gjithçka që mundemi për pacientët tanë dhe mendoj se kjo ishte gjithçka që më mbeti për të dhënë për atë zonjë. Doja të isha atje me të, teksa ajo ndërroi jetë.”
Shikuesit u përlotën nga skena prekëse dhe ndjenë trishtim për gruan që humbi jetën.

Ata gjithashtu vlerësuan përpjekjet e palodhshme të stafit mjekësor që u përkujdes për gruan në fjalë, kur askush tjetër nuk ishte aty pranë saj.

Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

close