Momenti i pabesueshëm, djali ndalon se dridhuri pas operacionit në kokë

Një burrë, i cili vuante nga sëmundja e Parkinsonit, ka ndaluar së dridhuri më në fund. Gjithçka erdhi pasi ai iu nënshtrua një operacioni në tru, i cili i largoi përfundimisht dridhjen dhe po i mundëson një jetë normale.

Filipinezi Jose Alvarez u detyrua të largohej nga puna në momentin që mori vesh se vuante nga kjo sëmundje degjenerative, e cila e bëri të paaftë për të ecur dhe për të folur. Megjithatë, falë zhvillimeve tekonologjike dhe avancimeve të mjekësisë, ai arriti të bënte këtë ndërhyrje në kokë.

Gjatë operacionit burri ishte tërësisht zgjuar dhe në përfundim të procedurës kirurgjikale, ai rezultoi i shëruar tërësisht. Në një video të shpërndarë në rrjet vihet re se teksa mjekët e operojnë, atij i dridhen duart, ndërsa në përfundim të operacionit Jose nuk ka më të dridhura.

Tani djali po punon avash-avash, për të rifituar aftësitë e tij në të folur. Ai shprehet:

Mjekët më dhanë një mundësi të re për të jetuar. Tani mund të ndihem i lirë. Jam i aftë të qëndroj në këmbë, të eci, të bëj aktivietet e mia të përditshme, si të lahem vet, të vishem, të ha, të pi ujë”.
***

Burimi: LadBible| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA

close