LAJMI I FUNDIT: Seanca për votimin e Qeverisë Hoti mbahet nesër në orën 11:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër në ora 11:00 të mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti.

Seanca u procedua me konsensus të të gjitha partive.

Kjo vjen pasi dje shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi dorëzoi kërkesën më 61 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme.

Ndër të tjera ai deklaroi se i kanë rreth 65 vota për ta krijuar Qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hotin.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka publikuar Aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit për mandatarin, që i dha dritën e gjelbër formimit të Qeverisë së re./gazetametro.net

close