Infermierja e takon djalin pas 25 ditësh, përqafimi me fëmijën e mbështjellë me çarçaf

Një infermiere në vijën e parë të betejës me koronavirusin, për 25 ditë me radhë nuk mundi të shikonte djalin e saj 8 vjeç dhe të shoqin, nga frika se mos iu transmetonte virusin.

Valquiria Neves nga Brëzili, pas afro një muaji qëndrimi e mënjanuar, arriti që të takojë vogëlushin Hector, në një mënyrë të veçantë.

Gruaja e cila punon në terapinë intensive të spitalit Correia Picancco, në Tamarineira, të Santo Amaro, e mbështolli të miturin me çarçaf para se ta përqafonte.

Një përqafim i cili po bën xhiron e botës, që tregon sakrificën e bluzave të bardha në shërbim të detyrës.

Gruaja nuk arriti që të ruajë distancën, por e ndihmuar nga i shoqi i cili e mbështolli djalin me çarçaf e përqafoi.

Teksa beteja e gruas vijon ende, për shkak të detyrës së saj specifike, ky moment duket se do të mbahet mend gjatë prej saj.

close