I lagte këmbësorët me ujë, ja çka i ndodh shoferit

Një shofer furgoni është pushuar nga puna pas një video që u bë virale. Ai punonte për një kompani në Kanada dhe sa herë që dilte në rrugë, afrohej pranë trotuarit dhe lagte këmbësorët.

Veprimi i tij u filmua pranë universitetit Ottawa dhe kompania “Black and McDonald Limited” konfirmoi në Facebook se nuk do ekzistojnë më gjëra të tilla pasi shoferi është pushuar.

“Ky është një incident i madh dhe individi nuk do punojë më për ne”, shkruajtën.

Ndërkohë mediat lokale raportuan se shoferi, identiteti i të cilit nuk dihet nuk do të përballet me akuza.

close