Gjeti Letrën Shqetësuese Në Çantën E Të Birit, Nëna: Hapni Sytë, Vik.T.Ima E Radhës Mund Të Jetë Fëmija Juaj

Një nënë nga Oklahoma po u kërkon të gjithë prindërve të jenë më të vëmendshëm kundrejt fëmijëve të tyre, pasi ajo gjeti një letër shqetësuese në çantën e të birit. Nëna, e cila nuk është identifikuar, tregon se gjeti një letër të shkruar me dorë në çantën e të birit, i cili ndjek klasën e shtatë.

Gjithçka ka ndodhur të premten e 7 shkurtit. Letra ishte shkruar për të birin nga shoferi i autobusit të shkollës, i cili i merr dhe i çon çdo ditë nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.

Nëna ndau letrën me KFOR News. Në të lexohet se shoferi i autobusit i kërkonte të voglit që të shoqëroheshin bashkë, në kohën e lirë.

Në të lexohet:

Po të shkruaj këtë letër sepse ti e di që kur mbaron shkolla, nuk kemi sumë mundësi të flasim, vetëm të përqafohemi. Kam dashur të të kërkoj që të kalojmë pak më shumë kohë bashkë. Ti dhe unë… dhe ndoshta edhe ndonjë mik yti. Si mendon?
School driver writes inappropriate note to student

Më tej në letër shkruhej se shoferi donte që ata të ishin miq, të dilnin bashkë një herë në kaq, të flisnin, të luanin etj. Ai shton se edhe pse është i madh, i pëlqen të jetë shok me fëmijët.

Letra përfundonte kështu:

Më thuaj çfarë mendon. Pa presion. Me dashuri (emri)”.
Nëna e shqetësuar bëri denoncimin në shkollën e djalit pasi pa këtë letër dhe menjëherë, drejtuesit e pushuan nga puna. Mirëpo, ndaj tij nuk u mor asnjë masë, pasi shkruarja e një letre nga një i rritur, kundrejt një fëmije, nuk përbën asnjë lloj shkeljeje ligjore.

Ndërkaq, nëna u bën apel prindërve të tjerë të tregojnë kujdes, pasi fëmijët e tyre mund të jenë në rrezik nga ky person, i cili, ndoshta, nis punë në një shkollë tjetër.

Unilad/ Përktheu dhe përshtati in7.tv

close