Flet Arben Gashi: Nesër vendoset a janë 60 a 70 vota, ka disa fjalë edhe për Vjosa Osmanin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që të mbahet senaca për formimin e Qeverisë Hoti, teksa ka shtuar se nuk e di nëse do ta udhëheqë Vjosa Osmani .

Kështu ka thënë ai para mediave, ku ndër të tjera shtoi se nesër do të shihet a i kanë 60 apo 70 vota për formimin e Qeverisë.

“Nesër mbahet senaca në ora 11:00. A janë 60 apo 70 vendoset nesër, secili deputet do të votojë në bazë të bindjes së vet.

Vet Vjosa Osmani është kryetare e Kuvendit, vet do të vendosë nëse do ta udhëheqë seancën ose jo.”, tha ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese javën që lam pas i dha dritë të gjelbër formimit të Qeverisë duke e shpallur si të ligjshëm dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për Avdullah Hotin si kryeministër./gazetametro.net

close