Askush nga pasagjerët nuk i liroi vendin, nëna detyrohet ta ushqejë fëmijën në dyshemenë e trenit

Një grua është detyruar që të ta ushqejë me gji djalin e saj të vogël në dyshemë e pisët të një treni.

Ndodheshin rreth 50 vende të zëna në trenin ku ndodhej Sophie Molineux dhe asnjë prej pasagjerëve nuk e liroi vendin që të ulej ajo dhe fëmija.

22-vjeçarja po udhëtonte me bashkëshortin dhe të dy e mbanin fëmijën me radhë duke qëndruar në këmbë.

Por erdhi një moment dhe djali njëvjeçar Chester po kërkonte që të pinte. E gjetur në situatë të sikletshme, Sophie u detyrua të ulej në dysheme dhe ta ushqente.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo thotë se pasagjerë të ndryshëm filluan ta shihnin shtrembër ngaqë ishte ulur në dysheme, edhe pse nuk i mbeti zgjidhje tjetër.

Nëna e re shpjegon:

…Chester tashmë është në një moshë që kur është i uritur kap bluzën time dhe ma bën të dukshme që do të pijë. Ky ishte rasti dhe më duhej ta ushqeja. Sigurisht që as unë nuk doja të ulesha në dyshemenë e pisët të një treni në lëvizje ndërkohë që i jepja gji, por nuk është se kisha zgjidhje.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

close